×
  • Show Time
  • Show Time

    Monica Bellucci prezanton të dashurin e ri

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 17:28

    Dalja e dytë publike për Monica Bellucci, 54 vjeçe, dukej e mrekullueshme dhe elegante përkrah të dashurit të saj Nicolas Lefebre, 36 vjeç në eventin e firmës Cartier në Paris.


    Të dy frekuentohen që nga maji 2017, katër vjet pas ndarjes së aktores nga ish-bashkëshorti Vincent Cassel.

    Monica ka konfirmuar për Paris Match se marrëdhënia shkon për mrekulli por “kur ke qenë i martuar dy herë më parë, duhet të marrësh kohë për martesën, për të kuptuar pse ndodhi dhe pse u divorcove. Le të themi që jam në fazën e kuptimit për momentin” – tha ajo.

    Monica Bellucci ka qenë e martuar më parë me fotografin e modës Claudio Carlos Basso prej vitit 1990-1994.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!