×
  • Show Time
  • Show Time

    Morena harron miliarderin iranian, publikon bisedat me partnerin e saj të ri

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 15:02

    Disa ditë më parë, disa faqe në “Instagram” kanë publikuar biseda ku tregonin se kishin folur me Morena Tarakun, por këngëtarja i përgënjeshtroi dukë thënë se janë të sajuara dhe se tashmë ajo po shijon një romancë.


    “Edhe meqë ra fjala, jam në një lidhje dhe jam e lumtur. Kështu që boll folët kot”, ka shkruar ajo në një postim në “Instastory”.

    Së fundmi ajo ka bërë screen shot një bisedë telefonike me partnerin e saj në mbrëmje dhe e ka publikuar në “Instastory”. Krahas fotos ajo shkruan të dua.

    Rikujtojmë se dikur, Morena ka qenë në një lidhje dashurie me miliarderin iranian , Sasha Sobhan, por brenda disa muajsh ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Sasha është djali i ish-amabasadorit iranian në Venezuelë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!