×
  • Show Time
  • Show Time

    Morena Taraku befasohet që në orët e para të ditëlindjes së saj

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 9:24

    Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, feston sot (e enjte) ditëlindjen.


    Me këtë rast, ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe fansat e shumtë të saj.

    Festimet e ditëlindjes, Morena i nisi qysh në orët e para të datës 1 prill, me një festë luksoze të organizuar në shtëpinë e saj.

    Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe, nga festa e zhvilluar në vilën e saj luksoze në Stamboll të Turqisë.

    Shampanjat e shumta, tortë me kekë gjithandej si dhe një mbishkrim i madh me fjalët “King M.T” nuk munguan në oborrin luksoz të modeles, i cili ka edhe një pishinë.

    Morena Taraku është vetëm 28 vjeçare, dhe shquhet si një prej femrave shqiptare më të ndjekura në rrjetin social Instagram.

    Ajo e nisi karrierën e saj si modele, gjersa më pas iu fut edhe rrugës së muzikës dhe ndërmarrësisë.

    Tashmë ajo gjeneron një biznes të ri të produkteve kozmetike në Stamboll.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!