×
  • Show Time
  • Show Time

    Motrat Kardashian nuk i lënë vend imagjinatës

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 16:08

    Trupat e motrave Kardashian-Jenner janë të famshëm në të gjithë botën. Gjoks të madh, flokë të errët dhe buzë të plota, Kim, Kourtney, Khole e Kylie kanë ndërtuar një perandori në ekspozitën e formave trupore.


    E pastaj është Kendall, shumë e gjatë dhe e dobët, supermodele me famë botërore, krejtësisht ndryshe nga të tjerat, por po aq sensuale sa ato.

    Motrave të famshme u pëlqen që të jenë në qendër të vëmendjes. Ato herë pas here u dërgojnë mesazhe miliona ndjekësve të tyre, që ta duan trupin e tyre. Ka shumë gra që me kalimin e viteve “turpërohen” me trupin e tyre, por motrat Kardashian-Jenner u thonë që ta duan trupin e tyre në çdo moment pasi edhe ashtu janë të bukura e duhet të vlerësohen.

    Motrat me famë botërore nuk ngurojnë në asnjë moment që të publikojnë imazhe ku shfaqen me bikini. Madje ndonjëherë aq të vogla për format e tyre, sa rrezikojnë që të tregojnë më shumë seç duhet.
    Së fundmi, motrat Kardashian-Jenner janë përqafuar me trendin më të fundit, rrobat e banjës ngjyrë të zezë apo mishi, e duket gjithmonë në super formë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!