×
  • Show Time
  • Show Time

    Mozzik falënderon fansat për mbështetjen: Më falni nëse e bëra tollovi pak

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 11:39

    Mozzik e ka dëshmuar se ka shumë fansa në disa prej qyteteve të Kosovës.


    Reperi Mozzik gjatë ditës së djeshme ka nisur turneun promovues për albumin e ri “Mozzart”.

    Ai vizitoi disa qytete të Kosovës me një autobus, ku takon nga afër fansat dhe u dhuroi atyre nga një CD të albumit, falas.

    Për ta parë Mozzikun, të rinjtë ishin grumbulluar pa distancë, e disa prej tyre edhe pa maska, pavarësisht rrezikut të infektimit me COVID-19. Reperi është kritikuar se po rrezikon shëndetin e qytetarëve, duke organizuar tubime të tilla gjatë kësaj periudhe, kështu nuk arriti të ua plotësoj dëshirën fansave edhe në disa qytete të tjera përfshirë këtu Prizrenin.

    Megjithatë Mozzik i ka falënderuar edhe njëherë fansat për mbështetjen nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram dhe ka kërkuar falje për gjithë ‘tollovinë’.

    “MOZZART..Ju dua shumë , ju pafsha gjithmonë të buzëqeshur se për këto buzëqeshje e kam bërë këtë,dhe për asnjë përfitim tjetër . Më falni nëse e bëra tollovi pak ❤️ Sinqerisht Mozzik ! ??”, ka shkruar ai pranë postimit.

    https://www.instagram.com/p/CDqIg7HllX2/

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!