×
  • Show Time
  • Show Time

    Mozzik uron nënën për ditëlindje: Suksesi im të dedikohet vetëm ty

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 18:56

    Sot është një ditë e veçantë për Mozzik dhe Getinjo.


    Nëna e tyre po feston ditëlindjen dhe sigurisht nuk kanë munguar urimet nga ana e tyre, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, ai ka uruar nënën e tij të ketë shëndet, derisa thotë se gjithë suksesin ja dedikon asaj.

    “Urime ditëlindja nanë e dashur. Të paçim edhe 100 vite me shëndet e gjitha të mirat! Lutjet e bekimet e tua sigurisht janë ato që na përcjellin më së shumti. Suksesi im të dedikohet ty dhe vetëm ty. Të dua nanë!”, ka shkruar Mozzik në një fotografi ku shihet e ëma bashkë me vajzën e tij, Hana.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!