×
  • Show Time
  • Show Time

    “Mrekullia në qelinë nr. 7” shpallet “Filmi më i mirë i vitit”

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 9:45

    “Mrekullia në qelinë nr. 7” ka qenë një sukses i kinematografisë turke duke u bërë një nga filmat më të ndjekur jo vetëm në kinematë turke por edhe në Netflix.


    Gjatë kohës kur bota ishte në kushte karantine, ky film u dha dhe në “Netflix” dhe ka qenë një nga filmat më të ndjekur nga shumë vende të botës.

    Historia e Ovës dhe Memos përloti ndjekësit duke u kthyer në një sukses. Së fundmi ky film është vlerësuar edhe me 6 çmime në “Festivalin e Filmit në Izmir”.

    Aras Bulut Iynemli mori çmimin “Aktori më i mirë mashkull” dhe Nisa Sofiya Aksongur çmimin “Aktorja më e mirë fëmijë”.

    Po ashtu filmi mori edhe çmimet: “Filmi më i mirë”, “Regjisori më i mirë”, “Kinematografia më e mirë” dhe “Aktori më i mirë suportues”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!