×
  • Show Time
  • Show Time

    Naomi Campbell bëhet nënë për herë të parë në moshën 50-vjeçare

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 17:19

    Naomi Campbell është bërë nënë për herë të parë, duke mirëpritur fshehurazi një fëmijë. Supermodelja 50-vjeçare e bëri me dije lajmin përmes një postimi në rrjete sociale, ku zbuloi se ka sjellë në jetë një vajzë.


    “Një bekim i vogël i bukur më ka zgjedhur të jem nëna e saj, aq e nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time. Nuk ka fjalë për të përshkruar lidhjen e përjetshme që tani ndaj me ju engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe.”, shkroi modelja.

    Modelja e ka mbajtur gjithmonë jetën e saj private larg vëmendjes së publikut. Duke folur për krijimin e një familjeje në një intervistë për revistën “Vogue” në 2018-ën, ajo tha: “Do të doja të kisha fëmijë. Unë i dua fëmijët dhe do t’i dua gjithmonë.”, u shpreh asokohe Naomi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!