×
  • Show Time
  • Show Time

    Nazi i Aurorës e thotë sërish se u pushtua nga djajtë: Më çliroi Zoti

    Reporteri
    26 Shtator 2020 | 11:15

    Nazi i Grupit Aurora pak javë më parë është bërë shumë i diskutuar në media, lidhur me disa deklarata të tij në emisionin “N’Kosovë Show”.


    Tani, këngëtari emri i vërtetë i të cilit është Nazmi Sfishta, ka qenë personi i radhës i ftuar në intervistën e shkurtër 60 sekondëshe të emisionit “Prive”.

    Në përgjigjet e shpejta ai tregoi se sipas tij “muzika të varfëron në shpirt, por të pasuron materialisht”.

    Ndërkohë, i njëjti refuzoi të përgjigjet në pyetjen se për çfarë është penduar në jetë, duke lënë vetëm të kuptohet se ka një pendesë, por që nuk dëshiron ta bëjë publike.

    E kur jemi te hitet e Grupit Aurora, Nazi përmendi si një nga hitet më të mëdha të këtij grupi këngën “Kaçurrele”, të cilën ata e interpretuan në festivalin Kënga Magjike 2005.

    Në pyetjen e fundit, gazetari u rikthye te tema që ai e diskutoi në intervistën e tij të parafundit dhe shumë të përfolur, duke e pyetur se “si arriti të çlirohej nga djajtë”?

    “Zoti më çliroi, sepse Zoti është dhuruesi më i madh, është EL-VEHHAB (nga Arabishtja)i bjen dhurues, d.m.th kur ti e lut, është lutje pranues, sepse t’i pranon të gjitha lutjet”, ka qenë përgjigje e tij.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!