×
  • Show Time
  • Show Time

    Në “Big Brother Albania VIP” edhe emra të njohur nga Kosova

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 18:41

    Është një nga show-t më të diskutuar në gjithë trojet shqiptare që nga ditët e para të transmetimit. Bëhet fjalë për spektaklin “Big Brother” që gjithmonë ka thyer tabu, ka sjellë emocione tek publiku e mbi të gjitha, ka habitur me formatet e ndryshme që janë ofruar ndër vite. Kur jemi tek formatet, si asnjëherë më parë do ta shohim një spektakël që premton gjëra nga më interesantet, e që është “Big Brother VIP”.


    Eraldo Rexho, i cili është pjesë e ekipit realizues të tij, për “#Gjesin” ka thënë se do të jetë një show që nuk do të harrohet lehtë.

    Pos shtëpisë që sipas Rexhos, është një mbretëri në vete, ajo që do të bëjë më së shumti zhurmë do të jenë pjesëmarrësit.

    Ai ka treguar se pjesë e tij do të edhe emra të famshëm nga Kosova.

    Por, për detaje të tjera, mund ta ndiqni më poshtë intervistën e dhënë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!