×
  • Show Time
  • Show Time

    Në një vjetorin e vdekjes, bashkëshortja kujton fjalët e fundit të Adem Mikullovcit

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 16:28

    Sot janë bërë një vit nga vdekja e Adem Mikullovcit.


    Në këtë përvjetor të parë të vdekjes së tij, nuk ka munguar një dedikim nga bashkëshortja e tij Lumnija, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj në Facebook, bashkëshortja e të ndjerit shkruan se fjalët e fundit të tij ishin pikërisht emri i saj, Lumnijes.

    Tutje ajo ka kujtuar momentet e fundit me të ndjerin, derisa shkruan se dashuria dhe vdekja janë dy mysafirë të paftuar.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    Një kujtesë që dhemb?

    Në një vjetorin e vdekjes.

    Me 15.09.2020 në ora 00:20′ i mbylle sytë përgjithëmon Adem.

    Fjala e fundit ishte;” LUME” Kërkove ndihm. Por unë në at çastë u ndjeva e pafuqishme të,
    të ndihmoj sikur shumë hera tjera. Sa dhimbje ndjeva në ato momente në mesnatë, ishim vetëm ” Ti dhe Unë “për një çastē në mendjën t’ime defiluan vitet e jetuara, u ndjeva aq e vrarë sa fjalët e lotët nuk më dilnin. E kuptova që Vdekja na i ndau rrugët, për tu ribashkuar përgjithēmon …

    Sonte një vitë qëndrova afër trupit t’ënďë të pa jetë. Sonte i shfletova fotot tuaja të disa roleve që i interpretove në teatër e film. Sa kujtime ngërthein në vete.

    Kto foto më kthyen ne kohën e kohës te karierës Artistike dhe po i ndaj për adhurusit e tu që të qëndruan besnik edhe pas vdekjes.Ju faliminderoj secilin nga ju, për ngushëllimet dhe respektin e juaj .

    Dashuria dhe vdekja janë dy mysafirë të paftuar,njëra ta merrë zemrën dhe tjetra ta merr jetën….Kjo është jeta.
    -”
    -E lumtur që “Ike në përjetësi Faqebardhë”
    Me mall: Unë dhe djali Besniku.

    Adem Mikullovci ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!