×
  • Show Time
  • Show Time

    Në protestë me këngët e Troja, reagon vokalisti: Kur janë në pushtet festojnë me Qiljetën e Medën |VIDEO

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 20:07

    Vokalisti i rok grupit Troja, Bujar Berisha ka reaguar kundër shfrytëzimit të këngëve të tij nga ana e opozitës në Shqipëri, në protestën e sotme.

    Ai i ka cilësuar si demagogji ato çfarë bëjnë partitë politike opozitare në Kosovë e Shqipëri, kur përmes këngëve të tij, pa kurrëfar të drejte autoriale mundohen të bëjnë opozitë.

    “Dy fjale per demagogjine e partive politike Shqipetare (Kosove Shqiperi)! Kur jane ne opozite perdorin kenget e grupit Troja ne protesta kunder qeverise, e kur e marrin pushtetin, festojne me Qiljeten e me Meden…”, ka shkruar Berisha.

    Ai ka thënë se duke e vjedhur djersën e tij, akuzojnë njëri – tjetrin për hajni.

    “Paramendone cfare reforma mund te beje dikush qe e perdore pronen e dikujt pa e pyete ( e vjedh djersen e tjetrit)ne te njejten kohe qe akuzon tjetrin per hajni?”, ka thënë ai. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!