×
  • Show Time
  • Show Time

    Nënë e një vajze, por me forma perfekte! Nora Istrefi sjell poza joshëse në bikine

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 19:08

    Ajo padyshim është një nga këngëtaret me format më të përsosura.


    Edhe pse nënë e një vajze, Nora Istrefi gjithmonë është përkujdesur për linjat e saj trupore, duke i dedikuar një kohë të veçantë edhe palestrës, shkruan Reporteri.net.

    Duke qenë se tanimë sezoni veror ka filluar, edhe këngëtarja po realizon set fotosh në bikini të cilat po i publikon edhe për ndjekësit e shumtë që posedon në rrjete sociale.

    Me bikine ngjyrë ari, e shtrirë, Nora Istrefi ka marrë gjithë vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale.

    Në muzikë, ajo sapo ka lansuar projektin e fundit me titull “Ay Caramba” në bashkëpunim me Gjikon dhe Melinda Ademin e cila deri tani numëron mbi gjashtë milionë shikime në Youtube.

    /Repoteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!