×
  • Show Time
  • Show Time

    Nis sonte sezoni i fundit i “Game of Thrones”

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 22:35

    Kanë qenë 8 vite të gjatë dhe të përgjakshëm por duket se dimri po vjen për fansat e “Game of Thrones”.


    Sezoni I tetë dhe finali I HBO, bazuar në librin e George Martin me titull “Këngët e zjarrit dhe akullit” transmetohet sonte në mbrëmje, premierë.

    Kompania HBO konfirmon se sezoni I tetë do të jetë më I shkurtri, me vetën 6 episode, nga 50 deri në 82 minuta, por duke u bazuar në spotin zyrtar të serialit, në këto 432 minuta, do të ketë shumë dramë, vdekje dhe dragonj.

    Fansat tashmë e dinë: I vetmi rregull i “Game Of Thrones” është se nuk ka rregulla. “Game Of Thrones” është një film ku çdokush mund të vdesë në çdo moment, edhe nëse janë në kulm të triumfit të tyre apo në dëshpërim të thellë. Kjo e bën serialin më të ndjekurin e të gjitha kohërave por edhe më stresuesin njëkohësisht.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!