×
  • Show Time
  • Show Time

    “Një ditë do të martohesh me mua, në dasmë do të këndojmë…” Donaldi konfirmoi bashkimin me Borën?

    Reporteri
    21 Maj 2022 | 11:56

    Donaldi dhe Semi janë pajtuar. Këtë kanë nënkuptuar me faktin se kanë nisur që ta ndjekin sërish njëri-tjetrin në rrjete sociale.

    Gjatë intervistës, Semi tha se kishte qenë ajo që i kishte shkruar e para aktorit të humorit pasi kishte kuptuar se nuk kishte qenë mirë pas daljes nga BBV.

    Megjithatë, “thyerja” e akullit lë vend për dyshime pasi vjen në një kohë kur Donaldi dhe Bora përfliten se janë rikthyer së bashku. Ndonëse nuk kanë konfirmuar asgjë publikisht, ata janë parë shumë të afërt në eventin që u organizua pak ditë më parë nga Valdrin Sahiti.

    Sakaq, Semi këndoi mbrëmjen e djeshme në emision dhe këngën “Mos u kthe”, për të cilin pranoi se flet për historinë e mikeshës së saj, Borës me aktorin e humorit. Mirëpo, në një moment, Donaldi e fton që të këndojnë këtë këngë në një version të ndryshuar.
    Teksa interpretonin këngën “Mos u kthe” sipas versionit të Donaldit, në një moment Donaldi thotë se një ditë do të martohet me moderatoren. Ndonëse nuk përmendi emrin e saj, ai e nënkupton këtë duke thënë se janë të dy labë.

    “Qiti krejt në tavolinë, krejt të mirat që mi din kurgjo mrena mos lë ti. Emrin tim thuajse sot. Jepi ti bërtite fort, e di që m’do mas shumti në botë. A e di si është me u zgju dhe me u gëzu që je këtu. Mos u nxe, mos u mërzit për dy komente të këqija që ti ke.

    Mos u nxe se të vij të qetësoj veç me një puthje. Mos u nxeh se jam t’u probu me sjell të gjitha kujtimet që më le. Para syve të botës t’pashë, më të bukur s’di a ka. Si mund të jesh ti kaq me fat. Gojën mbyllur nuk do ta mbaj, emrin tënd do ta përmend.

    Do ta bëj tatu aty ku më dhemb. A e di si është me u zgju dhe me u gëzu që je këtu. Ti një ditë ke me u martu me mu dhe në dasmë do të këndojmë këtë këngë ‘A si qenka kjo dashnia, po më mbyt kjo ndjesia. Jemi të dy nga Labëria, do të ketë lexet dhe pleqëria.”, këndojnë ata.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!