×
  • Show Time
  • Show Time

    Një qytetar i thotë Ardiana Matoshit merru me vaksinat e lëri serialet, kështu i reagon deputetja e VV-së

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 18:40

    Një qytetar e ka kritikuar aktoren dhe deputeten, Ardiana Matoshi, pasi kjo e fundit në një postim në Facebook njoftoi se filmi ‘Rrushe’ do të lansohet me 9 maj nga ora 20:00 në platformën Gjirafavideo.


    Qyetari i ka shkruar Matoshit që t’i lë serialet e të merret me sigurimin e vaksinave pasi tash është deputete.

    “Kqyri vaksina deputet, lej filmat e serialat se jemi ngi me to”, i shkroi qytetari.

    Por deputetja dhe aktorja rewagoi menjëherë duke i thënë se gjatë pandemisë ngushëllimin e vetëm njerëzit e kanë gjetur te filmat dhe serialet.

    “Gjatë pandemisë të vetmin ngushëllim njerëzit e ka në gjete tek filmat e serialet, në të gjithë botën. Me t’mira e shnet”, shkruajti ajo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!