×
  • Show Time
  • Show Time

    Një veshje e zakonshme e ‘Lobueses Agnesa Vuthaj’ kalon shifrën e 100 mijë eurove

    Reporteri
    14 Janar 2020 | 19:46

    Bukuroshja Agnesa Vuthaj është e shumë komentuar për stilin e saj unik.


    Dhe për t’u dukur bukur dhe tërheqëse, modelja e njohur duket se shpenzon mjaft.

    Faqja “What they wearin” ka treguar së fundmi përmes një postimi në Instagram, vlerën e një dukje të saj të zakonshme në përditshmëri.

    Vetëm çanta e saj “Brikin 40 Fauce Matte Alligator” e markës “Hermes” kap shifrën e 85 mijë e 700 eurove.

    https://www.instagram.com/p/B7TQd3_Ah2x/?utm_source=ig_web_copy_link

    Ndërkohë që ora e dorës e markës “Rolex” në dorën e saj kushton plot 10 mijë e 300 euro.

    Diçka më pak kushton byzylyku i saj i artë me katër diamante, që kap vlerën e 10 mijë e 100 eurove.

    Ndryshe, vëmendja tek Agnesa Vuthaj është kthyer serish, pasi dje u raportua se ajo është në lidhje me një biznesmen nga Nigeria, i dyshuar për skema mashtrimi e shpëlarje parash, disa vite më i moshuar sesa ish-miss Kosova.

    Megjithatë, Vuthaj duke i përgënjeshtruar këto raportime, tha se lidhja e saj me biznesmenin e moshuar është vetëm miqësorë, dhe se bashkë me të, po lobojnë për të siguruar njohjen e Kosovës nga shteti i Nigerisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!