×
  • Show Time
  • Show Time

    Një yll i ri po lind: Vogëlushja nga Kosova shënon sukses të madh në festivalin botëror të këngës në Amerikë

    Reporteri
    24 Korrik 2019 | 10:58

    Vogëlushja nga Kosova, Klesta Qehaja  ka shënuar një sukses të madh në festivalin botëror të këngës dhe interpretimit (WCOPA – World Championchip of Performing Arts) që është mbajtur në Los Angeles të Amerikës.


    Aty ajo fitoi çmimin kryesor në kategorinë “Vocal Contemporary”.

    Në këtë eveniment të veçantë, Klesta po përfaqësonte shtetin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se Klesta nuk është e panjohur për publikun. Disa vite më parë ishte fituesja e edicionit të 52-të të Festivalit për Fëmijë dhe përfaqësoi Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest 2016 në Maltë.

    Më poshtë mund të shihni një performancë të mrekullueshme Klestës me këngën “My Heart Will Go On” nga Celine Dion. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!