×
  • Show Time
  • Show Time

    Noizy tërheq vëmendjen e të gjithëve, artisti i parë që këndon shqip në Athinë

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 23:59

    “MAD Video Music Awards” konsiderohet si një nga eventet më të rëndësishme muzikore në Greqi. Këtë vit u mbajt edicioni i 16-të i tij dhe për herë të parë u ngjit në skenë edhe një artist shqiptar.


    Bëhet fjalë për Noizyn, reperi i cili prej kohësh ka fituar edhe famë ndërkombëtare. Noizy ka bashkëpunuar dy herë me reperin grek Snik dhe në “MAD VMA” të dy performuan hitin e tyre të njohur “New Benz” .Artistët elektrizuan skenën dhe dhuruan një performancë shumë energjike.

    Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen ishte performanca e Noizy-t, sepse ishte i pari këngëtar shqiptar që performonte shqip në Athinë.

    Gjithashtu reperi u shfaq i veshur në evenimentin e ndarjes së çmimeve me linjën e veshjeve të tij “Illyrian Bloodline”, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë dhe origjinën e lashtë të shqiptarëve.

    Në këtë mënyrë Noizy vërtetoi se talenti dhe puna e mirë mund të thyejnë barrierat dhe kufijtë dhe të pranohen hapur kulturat e ndryshme mes dy vendeve. Kujtojmë se përveçse me Snik, Noizy ka bashkëpunuar edhe me artistë të tjerë shumë të njohur në mbarë botën. /revistawho

     

    View this post on Instagram

     

    Rhythm of my Life ? #Athens #MadVideoAward2019

    A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!