×
  • Show Time
  • Show Time

    Nominimi me Kiarën, Olta përlotet: Do humbas, të gjithë do ta votojnë atë shkaku i Luizit

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 21:47

    Olta Gixhari është përlotur teksa ka folur me Dean për nominimin.

    Olta tha se ndjen që do të humbasë në këtë nominim pasi sipas saj të gjithë do ta votojnë Kiarën që të mos ta nxjerrin Luizin.

    “Unë humbas se të gjithë do votojnë Kiarën që të mos nxjerrin Luizin. Thonë më mirë nxjerrim Oltën se ata të dy. Shyqyr që është tërhequr, ta lënë votimin, të lirë. Të fitojë kush të fitojë, unë nuk do bëj vertikalen. Unë çfarë kam bërë kam bërë.

    Aman unë kam çunin jashtë, kam 3 muaj po më kputet shpirti, po më digjet shpirt, se më vjen për të qarë sa herë e them se e di unë se çfarë brenge kam lënë jashtë. Tani ky çohet e thotë po doli Kiara do dal dhe unë, më lënë një barrë tjetër të madhe. E di sa keq ndihem, ndihem shumë keq, ndihem sikur po ja nxjerr unë me dorë jashtë që të dalë ajo. T’i them rri se ma plase shpirtin, t’i bëj valixhet gati të iki të shtunën në mëngjes.
    Shiko po përgatitem psikologjikisht që të dal, se edhe mund të ndodhë. Mezi po pres të shkoj te çuni, mezi po pres”, ka thënë Olta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!