×
  • Show Time
  • Show Time

    Nora Istrefi ndryshon look, zbuloni se çfarë ka bërë kësaj here këngëtarja

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 15:13

    Nora Istrefi është një nga ato këngëtare të cilat ka vjedhur zemrat e fansave të saj jo vetëm me zërin e saj unik por edhe me pamjen mjaft sensuale që ka.


    E njohim si një artiste që di të qëndrojë në stilin dhe kornizat e saj dhe herë pas here këngëtarja shihet të ndryshojë pamjen.

    Nëpërmjet një “Instastory” të publikuar nga parukeri i saj, Nora shihet se në flokët e saj ka vendosur një ngjyrë kafe dhe me disa elemente të ngjyrës portokalli.

    Siç shihet, ky është një tjetër transformim që ka bërë brenda një kohe dhe që komplimentohet për secilën dukje e ndërhyrje që realizon.

    Ajo së fundmi ka sjellë bashkëpunimin e saj me Butrint Imeri, këngë e cila ka rrëmbyer zemrat e shumë fansave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!