Nuk di të shkruajë mirë shqip, por Mozzik thotë se po i mëson të tjerët gjermanisht

Reperi shqiptar Mozzik po vazhdon të jetë shumë aktiv në rrjete sociale.


Jo pak herë kanë qenë rastet kur përmes postimeve në Instagram, Mozzik ka thumbuar disa prej kolegëve të tij.

E së fundi, ai shkruan se ka filluar t’u mësojë gjuhën gjermane disa prej tyre.

Por, reperi që thotë se po ua mëson të tjerëve një gjuhë të huaj, vërehet dukshëm se bën gabime edhe në gjuhen e tij amtare. Të paktën në drejtshkrim, shkruan Reporteri.net.

Kjo pasi në Instastory-n e tij thumbues ai ka bërë jo pak gabime gjuhësore.

“Kadal kadale po jau msoj gjermanishten artistav shqiptar…”, ka shkruar Mozzik.

“Ngadalë-ngadalë po ua mësoj gjermanishten artistëve shqiptarë”, do të ishte korrekte gjuhësisht të shkruhej kjo fjali.

Por, edhe sikur reperi të ketë zgjedhur që “ngadalë” ta thotë në zhargonin popullor, atij i mungojnë të paktën tre zanore “ë”, në atë fjali të shkurtër. Edhe, në vend të “po jau”, korrekt gjuhësisht do të ishte “po ua”. /Reporteri.net/.