×
  • Show Time
  • Show Time

    Nuk e keni ditur, por Einxhel Shkira ka qenë pjesë e klipit të reperit të famshëm shqiptar

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 13:42

    Einxhel Shkira padyshim është një nga protagonistet e këtij edicioni të parë të Big Brother VIP Albania.

    Loja e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri po cilësohet mjaft e fortë, duke e cilësuar kështu si një personazh që argumenti asnjëherë nuk i mungon për çdo situatë të ndodhur atje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Duke qenë moderatore e blogere e njohur, Einxhel Shkirën në vitin 2014 ka qenë pjesë e një klipi shqiptar.

    Bëhet fjalë për këngën “Ata nuk e dinë”, të reperit Noizy, projekt ky në bashkëpunim me Encën.

    Theksojmë se Einxhel Shkira në spektaklin e së martës u eleminua, por që ajo pati fatin të ketë biletën e kthimit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!