Nuk mbahet në maj, shtyhet Eurovozion-i

Eurovision 2020, që ishte planifikuar të mbahej më 12, 14 dhe 16 maj 2020 në Roterdam të Holandës, është anuluar për këtë vit.


Vendimi është par sot pasi është mbledhur bordi ekzekutiv për të shqyrtuar shtyerjen e festivalit më të rëndësishëm europian të këngës, shkruan Reporteri.net.

Ky event i rëndësishëm muzikor ishte planifikuar të zhvillohej në datat 12, 14 dhe 16 maj 2020.

Eurovision falënderon të gjithë anëtarët që për mbi 60 vite kanë arritur të bashkojnë dashamirë të muzikës në mbarë botën.

“Me keqardhje po ju njoftojmë se duhet të lajmërojmë anulimin e Eurovision Song Contest 2020 në Rotterdam. Gjatë javëve të kaluara kemi hulumtuar për shumë opsione të mundshme që do të lejtonte që Eurosong të vazhdojë. Megjithatë, pasiguria e krijuar me shpërndarjen e COVID-19 nëpër Evropë – dhe kufizimeve të vendosura nga Qeveritë e vendeve pjesëmarrëse dhe autoritetet Holandeze – do të thotë që Bashkimi i Transmetuesve të Eurovision (EBU), kanë marrë vendimin e vështirë se është e pamundur të vazhdohet me eventin e drejtpëdrejtë, siç është planifikuar”, thuhet në lajmërimin e EBU.

Ndryshe, këtë vit Shqipëria në këtë festival të këngës do të përfaqësohej nga këngëtarja Arilena Ara. /Reporteri.net