×
  • Show Time
  • Show Time

    Olta Gixhari: Jam e sigurt që Luizi e fiton Big Brotherin

    Reporteri
    29 Janar 2023 | 18:55

    Debatet dhe bisedat e ndryshme po vazhdojnë mes banorëve të Big Brother VIP Albania.

    Olta Gixhari së fundmi ka qenë duke biseduar me konkurrentin Amos Zaharia duke thënë se Luizi e ka të sigurt fitoren.

    Duke qenë rivale e Ejllit, aktorja gjatë ditës i tha këngëtarit që të argëtohen më shumë me njëri-tjetrin.

    “Luizi e ka të sigurt fitoren, drejtë ka ai. I thashë hajde ta bëjmë lojën e lezetshme, ta bëjmë të bukur”, u shpreh ajo.

    “Do ta fitojë. Hajde kënaqemi, rrimë. Ta shtyjmë sa ta shtyjmë”, vazhdoi më tej Gixhari.

    Që nga fillimi, dyshja kanë qenë tejet të përfolur për raportin e tyre e për zënkat që kanë bërë.

    Luizi përndryshe ka arritur një famë të madhe dhe është kthyer në një të preferuarit e publikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!