×
  • Show Time
  • Show Time

    Oriola thërret të mbushet sheshi në Tiranë me protestues, pas rastit të përdhunimit

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 15:43

    Sot në orën 16:00, është thirrur një protestë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.


    Ky mobilizim erdhi pas lajmit për përdhunimin e një vajze 15-vjeçare nga Tirana, e cila ishte abuzuar seksualisht nga roja i shkollës, lajm ky që e tronditi opinionin publik, shkruan Indeksonline.

    Edhe modelja Oriola Marashi i është bashkuar këtij organizimi, madje ka bërë thirrje që të bashkohen sa më shumë njerëz e të ngrenë zërin e tyre, për këtë ngjarje.

    “Mos harroni të na bashkoheni sot i dashur popull, hajde ta mbushim sheshin “Nënë Tereza” sikur mitingjet politike”, ka shkruar ajo në thirrjen që ka bërë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!