×
  • Show Time
  • Show Time

    Pamje: Reperi shqiptar pëson aksident

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 17:16

    Artsiti shqiptar ka shpëtuar pa ndonjë lëndim të rëndë.


    Reperi i njohur i “Benzi”, Finem, ka pësuar pasditen e djeshme një aksident në autostradën Tiranë-Durrës.

    Ai drejtonte një automjet të tipit “BMW X5” në ngjyrë të bardhë, ndërsa është përplasur edhe me dy automjete të tjera po të tipit “BMW”, lajmëron JOQ.al

    Sipas dëshmitarit që ndodhej në vendin e ngjarjes, reperi ishte ai që goditi dy makinat e tjera dhe u largua menjëherë pas aksidentit.

    Të tre automjetet kanë pësuar dëmtime, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

    Siç shihet në fotot e publikuara, djemtë janë ndaluar më pas nga policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!