×
  • Show Time
  • Show Time

    Paris Hillton vishet nga kreatori shqiptar

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 14:10

    Duket se suksesi i dizajnerit shqiptar, Valdrin Sahiti nuk po njeh limite. Krijuesi i fustaneve ‘glamour’, çdo copë që prek e kthen në një kryevepër. Suksesi i fundit është me Paris Hilton. Fustani i saj me një shkëlqim ‘verbues’, u rendit si një nga më të mirët për ‘American Music Awards 2020’. Ai e emërtoi pamjen e saj si ‘Glam Barbie’.


     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

    Pas një pune të palodhur për gati dy dekada, Valdrin Sahiti po prek majat duke veshur shumë yje botërorë. Iskra Lawrence në Golden Globes, Cardi B, Hadise, Beyonce i kanë besuar pamjen e tyre në evenimente të ndryshme, ku dhe ka rezultuar me një sukses të madh. Gjithashtu Chloe dhe Halle performuan në edicionin e 62 të çmimeve Grammy të veshura nga Valdrin Sahiti. Pak kohë më parë, Sahiti bashkëpunoi edhe me Kelly Rowland.

    Në një nga intervistat e tij të fundit ai është shprehur: “Është shumë e vështirë të prodhosh ide çdo ditë, por me ç’kam kuptuar kjo më mban gjallë dhe i jep kuptim emrit tim, ndryshe nuk do isha Valdrin, por do isha një njeri tepër i zakontë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!