×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas 12 viteve në lidhje, çifti më simpatik i estradës vendosin të martohen

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 11:59

    “U deshen 12 vite qe te quheshim zyrtarisht Burre e Grua”, kështu e nis postimin e saj Miriam Cani, e dashura e Alban Skënderajt të cilët janë martuar pa bërë shumë zhurmë.


    Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë në lidhje prej vitit 2007, ndërsa janë çifti i vetëm që nuk kanë pasur kurrë kriza, së paku emri i tyre nuk është lakuar kurrë nëpër mediat rozë, shkruan Reporteri.net

    Çifti si duket janë martuar para 19 ditëve në një ishull të pabanuar dhe larg vëmendjes dhe syrit të kamerave.

    Ndryshe, Albani dhe Miriami nga lidhja e tyre kanë një vajzë 5 vjeçare.

    Se këta janë çifti më i dashur për publikun nuk ka asnjë dyshim. Dyshja kanë sjellur edhe këngë së bashku në të kaluarën siç janë: Let me die with you, Ende ka shpresë dhe së fundi Dhurata.

    Kujtojmë që projekti i fundit i Alban Skenderajt është bashkëpunimi me 2Ton i titulluar Drejt ne zemer./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!