×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas 40 vitesh, vrasësi i John Lennon kërkon falje për krimin

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 20:59

    Mark Chapman, njeriu që vrau John Lennon, i ka kërkuar falje vejushës së muzikantit të famshëm 40 vite pas krimit.


    Chapman e qëlloi me armë zjarri Lennonin 4 herë, në një ngjarje që ndodhi në Manhatan, në vitin 1980. Muajin e kaluar, atij iu refuzua lirimi me kusht për të njëmbëdhjetën herë. Gjatë seancës dëgjimore, ai tha se e vrau 40-vjeçarin që të fitonte famë dhe shtoi se meritonte dënimin me vdekje.

    “Dua të theksoj se më vjen keq për krimin që kam kryer. Nuk kam justifikim. E bëra për famë. Mendoj se krimi më i keq i mundshëm është që të vrasësh dikë të pafajshëm. Ai ishte njeri familjar, ishte ikonë, ishte jashtëzakonisht i famshëm. Unë e vrava sepse ishte shumë, shumë, shumë, shumë i famshëm dhe unë kërkoja lavdi personale”, ka thënë Chapman përpara komisionit që do të merrte vendimin për lirimin e tij me kusht.

    “Më vjen keq për dhimbjen që i kam shkaktuar gruas së tij. Më rri mendja aty gjatë gjithë kohës”, shtoi Chapman, i cili e kreu vrasjen kur ishte 25 vjeç dhe sot është 65 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!