×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas deklaratës së Norës, vjen përgjigjja e Robertit për rikthimin e mundshëm me këngëtaren

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 16:38

    Nora Istrefi në emisionin “Më lër të flas” nuk i tha “jo” një ribashkimi të mundshëm me Robert Berishën, pas pyetjes nga dy moderatorët Veshaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Por, dy ditë pas, Robert Berisha i ka dhënë një përgjigje ish-bashkëshortes së tij, këngëtares Nora Istrefi.

    Në një postim të bërë në Instagram, Berisha ka bërë të ditur rikthimin me të dashurën e tij, Laureta Maqedoncin.

    “Majtas dhe djathas përgjithmonë”, shkroi në mbishkrimin e imazhit ku ka theksuar inicialet (L) dhe (R).

    Theksojmë se Nora dhe Roberti u ndanë pas 14 vitesh që kishin bashkë, ku kanë dhe vajzën e quajtur Renee.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!