×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas eleminimit nga Big Brother VIP, Dj Dagz ka një mesazh për Einxhel Shkirën

    Reporteri
    19 Janar 2022 | 14:46

    Mbrëmë, Dj Dagz ishte i eleminuari i dytë nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

    Pas një zingjiri të nisur nga Beatrix Ramosaj, Dagz dhe Einxhel Shkira ishin dyshja e fundit të cilët shkuan në nominim, ku nga një televotim i hapur për pak minuta, Dagz doli më pak i preferuar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Përveç banorëve, largimi i tij ka mërzitur tej mase të dashurën e tij, moderatoren, Einxhel Shkira, e cila edhe gjatë ditës së sotme po e përjeton keq largimin e Dj Dagz nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

    Derisa sot në mëngjes është zgjuar duke qarë, Dj Dagz në anën tjetër ka publikuar disa pamje nga ky moment, e që padyshim nuk ka munguar edhe një mesazh për moderatoren.

    “Unë jam me ty”, ka shkruar Dagz në fotografinë ku Einxhel shihet duke qarë, derisa kishte pranë dhe bluzën që fansat e tyre ua dërguan atyre.

    Theksojmë se këtë javë në nominim janë tre banorë, Einxhel, Beatrixa dhe Donald, derisa i gjithë ky nominim erdh nga hapja e kutisë Pandorës nga banori i ri, Arbëri./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!