Pas gjendjes së keqe shëndetësore, Loredana dyshon për coronavirus, kështu rezultoi

Loredana ka ndarë me ndjekësit e saj disa postime në Instagram ku nuk dukej në gjendje të mirë shëndetësore. Vetë reperja u ka treguar fansave se e ka zërin e bllokuar dhe prej kollës nuk ndihet mirë.


Më tej, Loredana ka treguar se pas këtyre simptomave të gripit ka dashur që ta bëjë testin për coronavirus mirëpo i kanë thënë se nuk ka nevojë dhe mjekët i kanë sugjeruar regjimin e shtratit si gjënë e duhur.

“Jam shtrirë në shtrat me ethe, dhimbje të fytit dhe mushkërive dhe pi çaj” ka shkruar 24 vjeçarja në Instagram.

Për të sqaruar nëse simptomat e saj janë rezultat i infektimit nga koronavirusi, siç thotë ajo, në të vërtetë do të donte të testohej.

“Unë i kontaktova, por ata thanë që nuk mund të bënin një provë. Përparësi u jepet njerëzve që janë mbi 65 vjeç”, vazhdon tutje Loredana.

Ata i kanë thënë reperes në telefon që të qëndronte në shtëpi për siguri.

Turi i koncerteve të këngëtares është anuluar pikërisht për shkak të masave për frenimin e përhapjes së coronavirusit dhe qëndrimi në shtëpi pa dyshim do jetë më i lehtë për këtë arsye.