×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas operacionit të vështirë, Dafina Zeqiri tregon gjendjen e saj

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 13:48

    Në muajin shkurt, këngëtarja Dafina Zeqiri, tregoi se i ishte nënshtruar një operacioni të vështirë në gju, pas dëmtimit të ligamenteve. Ajo ndau me ndjekësit e saj video të ndryshme për të treguar se sa zgjati dhe si kaloi periudha e rikuperimit për të.


    Këngëtarja tregoi se gjatë asaj kohe të vështirë pati pranë gjithë njerëzit e saj, sidomos të dashurin, DjGeek, që i qëndroi pranë gjatë gjithë kohës, duke u kujdesur vazhdimisht për të.

    Fatmirësisht kjo periudhë delikate ka kaluar plotësisht për këngëtaren dhe ajo i është rikthyer aktivitetit të saj normal fizik.

    Dafina ka publikuar në rrjete sociale një video duke u stërvitur sërish në palestër 3 muaj pas operacionit.

    “3 muaj pas operacionit! Le të qëndrojmë të shëndetshëm! Le të bëhemi fit! Tërhiq qëllimet e tua! Mund ta bësh nëse e do me të vërtetë”, ka shkruar Dafina në postimin e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!