×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas shumë vitesh, Adelina Ismaili flet për përleshjen me Leonora Jakupin

    Reporteri
    23 Gusht 2019 | 23:17

    Adelina Ismaili, ka treguar për herë të parë rreth zënkës së saj me këngëtaren Leonora Jakupi.


    Për ngjarjen e cila kishte ndodhur në vitin 2003, ishte shkruar shumë në gazetat e kohës dhe se ishte ngjarja më e përfolur e showbizit.

    Ajo tha se për herë të parë filloi kur Leonora Jakupi duke ecur e goditi nënën e saj e pastaj nga aty filloi zënka.

    “Po ka pasur përleshje, po pse ka ndodhur e si ka ardhur kjo nuk e di”, tha Adelina.

    “Mamin e ka goditur pak Leonora së pari. Ishte një gardërobë e ngushtë, ajo kaloj edhe e goditi mamin. Mami i bërtiti pak për stres të xhirimeve”, tha ajo.

    “Mami i tha ‘kadale moj çika ime’. Pastaj ajo e kapi për fyti, e unë kam ndërhy aty”, tha Adelina, por tha se nuk dëshiron të flasë më tepër për këtë temë.
    Adelina tha se ende nuk e ka të qartë se a është rivale me të apo jo, duke shtuar se nuk ka asnjë xhelozi me askënd.

    “Faktikisht ende nuk e kam të qartë a jemi rivale apo jo, sinqerisht po e them se në jetën time nuk kam pasur asnjë xhelozi për askënd, e më pak për një vajzë të re, e le më për një këngëtare që ka kënduar në Koshare”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!