×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas tradhëtisë që i bëri, Kourtney Kardashian i rikthehet ishit të saj

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 16:38

    Pas një viti të ndarë, duket se Kourtney Kardashian ka vendosur të rikthehet sërish me ish-të dashurin e saj, Younes Bendjima.


    Së fundmi, ‘Daily Mail’ ka publikuar disa foto ekskluzive të saj dhe Younes të kapur dorë për dore në Los Angeles.

    Dyshja zgjodhën të drekonin së bashku dhe më pas të vizitonin një galeri artesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

    Kourtney është parë mjaft e lumtur krah partnerit të saj aktual, megjithatë kujtojmë se dyshja i dha fund marrëdhënies së tyre një vit më parë për shkak të tradhëtisë së Younes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!