×
  • Show Time
  • Show Time

    Pasi bashkëshorti shpalli kandidaturën për president, Kim shfaqet me një ‘look’ të ri

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 22:39

    Ka zgjatur fare pak eksperienca e Kim si flokëkuqe, pasi ajo është rikthyer sërish në origjinë dhe ditën e sotme është fotografuar me flokët e zeza.


    E veshur me një jumpsuit lëkure ngjyrë ulliri, ylli i “Keeping up with the Kardashians” është parë në rrugët e Kalifornisë. Po ashtu nëna e katër fëmijëve më në fund kishte veshur edhe një maskë, pas kritikave në një dalje publike së fundmi me burrin e saj Kanye West në Nobu në Malibu.

    Në fakt ditën e djeshme Kim postoi në Instagram një foto me flokët e saj të mëparshëm, duke shkruar se po e mendon seriozisht rikthimin në këtë ngjyrë flokësh. Kjo është dalja e parë publike e Kim, pasi Kanye West më 4 korrik, në ditën e pavarësisë së SHBA shpalli kandidaturën e tij për president.

    West ka deklaruar edhe më herët se ka ndërmend të hedhë kandidaturën e tij për president, duke premtuar se do t’i sjellë Amerikës ndryshimin e merituar.

    Më herët ditën e sotme 39-vjeçarja ka publikuar disa foto të vjetra teksa ndodhet në karantinë, teksa shprehet në postimin e saj në Instagram, se këto janë disa nga kujtimet e saj më të mira, por të gjithë fansat kanë mbetur pafjalë nga transformimi i saj!

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!