×
  • Show Time
  • Show Time

    Pasi lëshoi flokët dhe mjekrën, nga “mërzia” për mosliberalizimin e vizave Labi humb disa kilogramë

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 12:55
    Këngëtari deputet në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahiri,  në shenjë solidarizimi me qytetarët e Kosovës për mosliberalizimin e vizave kishte marrë disa vendime të rëndësishme.


    Ai kishte dorëzuar pasaportën e tij dhe në vendimin e fundit ekstrem kishte bërë të ditur se nuk do të hiqte flokët dhe mjekrën derisa të hiqen vizat për kosovarët, shkruan Reporteri.net.

    “Me mjekër dhe flokë të gjata, sado që rriten, deri në liberalizim”, kishte shkruar Labi përbri fotos ku kishte njoftuar për vendimin e tij.

    Përpos kësaj Labi gjatë ditës së sotme ka treguar se ka humbur edhe peshë. Ai në një storie të postuar në Instagram ka treguar se ka humbur peshë, prej 104 kilogramëve ka rënë në 93 kilogramë.

    Ah bre Aldon e Xhevat çka më keni ba, prej 104 kileve në 93 veq te ju ndodh. Oh faleminderit Championa”, ka shkruar këngëtari i mirënjohur.

    A lidhet edhe ky ndryshim në fizikun e Labit me mosliberalizimin e vizave apo  thjeshtë bëhet fjalë për stërvitje të vazhdueshme mbetet të shihet./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!