×
  • Show Time
  • Show Time

    Pasi Loredana konfirmoi ndarjen, shihni çfarë bënë Mozzik

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 16:09

    Ditën e sotme Loredana Zefi konfirmoi ndarjen nga Mozzik.


    Përmes një shkrimi në Instagram, ajo bëri të ditur se tani është nënë e vetme dhe do të punojë shumë fort pasi tani paratë që do çojë në shtëpi janë të përgjysmuara.

    Madje reperja ka bërë publike dhe datat për turin e saj në vitin 2020.

    Por, ndryshe nga Loredana, Mozzik deri tani nuk është deklaruar rreth kësaj çështje. Reperi madje vetëm pak minuta më parë në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar disa video me fansat e tij në Kosovë, ndërsa janë gëzuar që kanë takuar reperin.

    Kujtojmë se Loredana dhe Mozzik kanë një vajzë nga lidhja e tyre disa vjeçare.

    Ish çifti i estradës shqiptare, Loredana e Mozzik janë prindër të një vajze e cila quhet Hana.

    Kujtojmë që Loredana para një kohe është denoncuar për zhvatje të parave nga një çift i Zvicrës dhe pasi deklaruan për media Mozzik e Loredana aty u duken më afër se kurrë, mirëpo këtë ndarje të tyre pothuajse nuk e kishte pritur askush.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!