×
  • Show Time
  • Show Time

    Pasi u kap me një femër në krah, Robert Berisha thotë se nuk ka shqiptar që se ka një dashnore

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 15:23

    Pasi u kap dje me një femër duke u puthur në Prishtinë, Robert Berisha, ka thënë se dashnoret janë në modë dhe se nuk ka shqiptar që nuk e ka një.


    I ftuar në një emision, Berisha ka paralajmëruar këngë të re dhe ka treguar se kujt do t’i dedikohet kjo këngë..

    Berisha është shprehur se kënga e tij e radhës u dedikohet dashnoreve pasi e gjithë vëmendje u shkon grave dhe ndjehen keq.
    “Është shumë in ta bëj këtë këngë sepse se besoj që ka shqiptar që nuk e ka një dashnore. Puna e dashnoreve është shumë në modë. Besoj se do t’u pëlqejë kënga ime.

    Gruaja e ka vendin e saj në shtëpi, por edhe dashnoreve është mirë që t’u dedikohet këngë se edhe ato të shkretat kanë nevojë të përmenden,”-tha Berisha.

    Më tej, ai ka shtuar se kënga nuk ka të bëj me jetën e tij personale pasi nuk e menaxhon dot një grua dhe një të dashur.

    Kujtojmë se disa kohë më parë Berisha u nda pas 14 vitesh lidhje me këngëtaren tjetër Nora Istrefi, me të cilën ka edhe një vajzë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!