×
  • Show Time
  • Show Time

    Përgjigja e Teas kur e pyesin përse u nda nga Bearti

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 13:45

    Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi muajin e fundit ishin personazhe shumë të komentuara në shtypin rozë.


    Dyshja konfirmuan se janë në lidhje pas largimit nga “Përputhen”, ndërsa së fundi ata kanë ndarë rrugët.

    Në llogarinë e saj në Instagram, Tea i është përgjigjur pyetjeve të shumta të ndjekësve, të cilët nuk e kursyen për pyetjet rreth Beartit.

    Një prej tyre e pyet rreth arsyes së ndarjes, ndërsa përgjigja e saj ishte e prerë duke shkruar “Do të flas rreth kësaj teme”.

    Meqenëse ditën e djeshme u pa duke pirë kafe me Olsa Mahmutin, ndjekësit e pyetën nëse do të rikthehet në “Përputhen”, meqë rast tha se rrugëtimi i saj në atë program ka përfunduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!