×
  • Show Time
  • Show Time

    Përlotet Melisa, Andi i dedikon poezi

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 22:53

    Në pjesën e fundit të takimit Andi i dedikon një poezi të veçantë Melisës.


    “Këngëtar nuk jam, por jam frymëzim i këngëtarëve për … (nxjerr një kuti) Jam një lloj poeti të lutem lexoje”, shprehet Andi.

    Një detaj mjaft i realizuar dhe e ka surprizuar goxha Melisën: ”Ky është ai që më ka bërë të emocionohem më shumë”.

    Por pas këtij gjesti romantik ndodhi edhe e papritura!

    Melisa kishte marrë në studio kutinë e dhuratës, por letra ndodhej në duart e Atdheut!

    Melisa: Të pëlqeu, e lexove?

    Atdheu: Po shumë (i thotë diçka nën zë)

    Bora: Çfarë të tha Melisa?

    Melisa: Më tha që më ka shkruajtur një tjetër, por nuk e besoj!

    Pas kësaj skene, Andi çohet në këmbë për ta recituar sërish këtë poezi duke dhuruar tepër emocione, e duke marr përgëzime nga konkurrentët, e pas kësaj çohet sërish por këtë herë për të përqafuar Melisën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!