×
  • Show Time
  • Show Time

    ‘Përse ishe me Princin?’, Aristela kërkon llogari nga Sindi

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 11:27

    Aristela ka shfaqur shenja xhelozie për Sindin, e cila përdor fjalë të ëmbla drejt Princit.


    Por në studio ka sqaruar se për momentin, nuk janë asgjë më shumë se miq, por asnjëherë nuk i dihet të ardhmes. Ndër të tjera, Aristela zbuloi se Sindi ishte e pranishme në klinikën ku bëri ndërhyrjen teksa Princi po bënte surprizën.

    Sindi është justifikuar se ishte thjesht rastësi pasi kishte bërë vizitë në lidhje me kordat e saj të zërit dhe nuk ishte në dijeni për surprizën e Princit apo ndërhyrjen e Aristelës.

    Kujtojmë se Aristela ka zhvilluar dy takime me Princin, ku ky i fundit është përqendruar tek Aristela edhe pse nuk është deklaruar për të.

    Ndërkohë Sindi vjen pas disa momenteve jo të mira pasi u nda keq me Muratin, i cili i kërkojë të tërhiqte deklaratën për të pasi ai nuk ndjenjte një përputhje me të pas ardhjes së Olës në ‘Për’Puthen’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!