×
  • Show Time
  • Show Time

    Përvjetori i martesës, Elita i bën dedikimin më të ndjerë ndonjëherë Gjikos

    Reporteri
    23 Shtator 2022 | 12:21

    Çifti shumë i dashur nga publiku, Elita Rudi dhe Gjiko festojnë sot përvjetorin e martesës. Ata mbushin plot 4 vite nga momenti që i kanë thënë njëri-tjetrit “Po”.

    Ka qenë moderatorja, ajo që e ka kujtuar këtë çast të paharrueshëm në Instagram. Elita ka postuar disa foto nga dasma e tyre, të cilat i ka shoqëruar me disa fjali tepër të ndjera.

    “Je i vetmi që dua të bezdis gjithë jetën. Dua të ecim përdore kur të jemi 80 vjeç dhe të themi: “Ia dolëm”. Këta sy, i dashur… nuk gënjejnë kurrë!”, ka shkruar ajo.

    Kujtojmë që çifti janë prindër të dy fëmijëve, Zërit dhe Botës, që janë shumë të famshëm në rrjetet sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!