×
  • Show Time
  • Show Time

    Plas debati: Arjan Konomi i “mbyll gojën” konkurrentes së re, Antonela e “zbut”

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 20:06

    Antonela, konkurrentja më e re e Përputhen, ka ardhur me një deklaratë shumë të fortë: është në Përputhen për Mevlanin.


    Por hyrja e saj në emision ka qenë intensive, ku nuk kanë munguar përplasjet.

    Për të mos mjaftuar debatet mes konkurrentëve, Antonela është përfshirë edhe në një debat me opinionistin Arjan Konomi.

    Arjan Konomi: E kuptoj që ke ardhur e karikuar, por prit se tre herë të kam folur dhe s’më ke dëgjuar. O Antonela po flas unë moj, e ke tipike, e ke me të gjithë, apo po tu ngrit mendja se u pranove që erdhe këtu.

    Antonela: Jo jam shumë vajzë e thjeshtë, nuk ju pëlqej njerëzve në impaktin e parë, por do mësohesh të më pëlqesh dhe mua.

    Arjan Konomi: Mevlani të dhimbset, ke qef të të bëjë një album apo e ke pëlqyer si djalë në ekran

    Antonela: Më ka pëlqyer si djalë.

    Arjan Konomi: Nuk dua më të të dëgjoj

    Antonela: Më pëlqen si djalë, ishte një shaka ajo që thash për Mevlanin, ishte një kunjë.

    Arjan Konomi: Po merresh kaq shumë me Melisën dhe Ledjanën sa duket sikur ke ardhur per to.

    Antonela: Më pëlqejnë meshkujt jo femrat. Kam thënë 3 emra dje, sot pata rastin të njoh edhe të tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!