×
  • Show Time
  • Show Time

    “Plas” prapë mes Kejvinës dhe Luizit

    Reporteri
    03 Qershor 2023 | 8:11

    Kejvina Kthella nga ana e saj duket se ka akoma pakënaqësi ndaj Luiz Ejllit. Ndonëse u mundua shumë ta “zhbënte” veprimin e saj brenda “BBV”, lëvizja e saj e fundit tregon se diçka nuk është në rregull.

    Modelja e ka hequr nga lista e personave që ndjek këngëtarin. Ndërsa ky i fundit jo.

    Pra Kejvina nuk e ndjek Luizin, ndërsa ai po. Çfarë ka ndodhur mes tyre? Mos ndoshta Ejlli e ndjek akoma, se nuk e ka kuptuar që Kthella e ka hequr? Këto pyetje mbetet pa përgjigje akoma.

    Mbetet për t’u parë, thuhet në të tilla raste.

    Pak javë më parë Luizi foli për Kejvinën në një intervistë ku tha: “Që kur kam dalë prej ‘Big Brother’ nuk kam folur me asnjërin prej tyre.

    Më ka shkruar edhe Kejvina. Unë e kam thënë, në momentin që unë fik dritat dhe mbyll derën e asaj shtëpie, kam lanë çdo gjë aty. Nëse doni të më vlerësoni për Luizin që jam jashtë, ja ku më keni.”/iconstyle

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!