×
  • Show Time
  • Show Time

    Po dyshohet për vjedhjen e 900 mijë eurove, por Loredana përcillet me duartrokitje në Prishtinë

    Reporteri
    10 Maj 2019 | 15:12

    Reperja e njohur Loredana Zefi është bërë hit këtyre ditëve, pas publikimit të një skandali ku dyshohet për mashtrim, zhvatje e detyrim.


    Sipas raportimeve të mediave zvicerane dhe pas intervistimit në Polici, Loredana dyshohet për mashtrim dhe disa vepra të ngjashme, që si rezultat kishin sjell përvetësimin e rreth 900 mijë eurove, shkruan Reporteri.net.

    Mirëpo, as gjithë këto dyshime nuk kanë mjaftuar që reperja me prejardhje nga Kosova, të përcillet me duartrokitje pas konferencës në Hotelin Emerald.

    Madje, gjatë konferencës, Loredana zgjodhi të përplaes me një gazetar, ku i ishte drejtuar edhe në gjermanisht.

    Sidoqoftë, reperja e ka pranuar se kishte marrë para nga çifti zviceran por, sipas saj, ato ishin marrë me vullnet të plotë.

    “Për mua çka është me rëndësi me ditë ju shteti shqiptar, gjerman e i Zvicrës, është se prej asnjë personi nuk janë marrë paret me dhunë, mashtrime dhe kërcënim. Këto para, shumën nuk e di janë marrë me vullnet të plotë”, është shprehur ajo./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!