×
  • Show Time
  • Show Time

    Po fliste “live” në telefon, këngëtari shqiptar pëson aksident të tmerrshëm, vdes në vend

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 9:32

    Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Shkozet-Plepa, në Durrës.


    Një makinë tip ‘Renault Clio’ me targa AA477YN ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën. Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën Erjon Beli.

    Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte viktima, çka ka bërë që ai të humbasë kontrollin e automjetit.

    Ai ka qenë duke udhëtuar së bashku me vëllain e tij, i cili për fat të mirë nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Mësohet se Beli ishte kthyer nga Italia një ditë më parë ku kishte qenë për të vizituar familjen e tij.

    Mësohet se i ndjeri ishte nga Kavaja, dhe punonte si këngëtar në lokale nate.

    Në momentin e aksidentit, i riu dyshohet se po fliste ‘live’ me kamer në celular me një person tjetër.

    Përpos shpejtësisë së lartë, kjo është një tjetër pistë ku policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!