×
  • Show Time
  • Show Time

    Po kërkohet kudo nga Policia, menaxheri i Taynës thyen heshtjen – flet për Reporteri

    Reporteri
    18 Gusht 2021 | 18:33

    Ditën e sotme Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me urdhëresë të Prokurorisë Prokurorisë Themelore Gjilan shpalli në kërkim menaxherin e Taynës, Rinor Hykollin.


    I njëjti po akuzohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor.

    Në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net“, Hykolli ka thënë se nuk ka të bëjë asgjë me këtë rast, pasi nuk ka qenë i përfshirë në të.

    “E gjitha ka ndodhur me datë 21 korrik në një lokal në Gjilan, ku disa persona janë përleshur, por që unë nuk kam pasur të bëjë asgjë me rastin. Policia më ka marrë edhe një herë në pyetje, 2-3 orë, por më pas më kanë liruar”, tha fillimisht Rinor Hykolli.

    Ai tutje shtoi se nuk ka ikur nga policia pasi ka dhënë dëshmi edhe më parë, por që sa të kthehet në Kosovë do të lajmërohet në stacionin policor.

    “Unë nuk kam ikur, për momentin ndodhem në pushime, por sapo të kthehem do të lajmërohem në stacion policor, por që nuk kam të bëjë asgjë me atë rast”, tha menaxheri i Taynës për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!