×
  • Show Time
  • Show Time

    Po kthehet seriali më i pëlqyer në Kosovë

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 12:50

    Seriali shumë i pëlqyer nga publiku kosovar “Kafeneja Jonë” do të rikthehet sërish në ekranet televizive.


    Pas një rikthimi që rezultoi me pauzë vitin e kaluar, përgatitjet për një fillim të ri me sa duket tashmë janë finalizuar, shkruan Reporteri.net.

    Kështu të paktën lë të kuptohet një postim i bërë në Instagram nga një nga aktorët i cili ishte pjesë e këtij seriali qysh nga fillimet e tij. Donat Qosja ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram ku ka marrë shumë urime nga fansat e këtij seriali.

    Ndryshe seriali “Kafeneja Jonë” viteve të fundit ishte rikthyer dhe pastaj ndaluar disa herë, për shkak, siç kanë deklaruar aktorët mungesës së mjeteve financiare për realizimin e tij./Reporteri.net

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!